170309 UEFA-Pokal Vorschau
18 Mars 2009Por më parë këto dy klube duhet të kenë kaluar në raundin e tetë më të mirëve. Dhe për të arritur këtë qëllim klubit të Hamburgut do t'i duhet të mposhtë Galatasarajin e Stambollit, kurse Verderi i Bremenit ekipin e St. Etienit.
Verderi i Bremenit ndodhet në një situatë më të mirë sepse që në ndeshjen e parë e mundi St. Etienin me rezultat të ngushtë 1:0. Trajneri Thomas Shaf mendon: "Me siguri që është fakt i mirë që ne nuk pësuam gol. Fakt është që ne e fituam ndeshjen. Por kjo nuk do të thotë ende se rezultati përfundimtar është vendosur. Sa i përket pjesës së parë ne me siguri që kemi mundur të bëjmë më shumë dhe të arrijmë një rezultat më të mirë".
Lojtarët e Bremenit treguan të dielën një lojë të pashoqe kur mundën Shtutgartin 4 me 0. Kjo ndeshje ka shtuar bindjen tek drejtori i sportit Klaus Allofs, se Verder Bremeni do të shënojë fitore ndaj St. Etienit. "Rezultati i ndeshjes së parë me siguri që nuk është i keq. Është më i mirë se ndeshja e raundit të fundit kundër Milanos. Por ne duhet ta dimë se në ndeshjen e kthimit duhet të jemi në nivel më të mirë për t'ia arritur qëllimit".
Edhe futbollistët e Hamburgut ndodhen para një sfide të madhe. Trajneri Martin Jol, e vlerëson kështu lojën e zhvilluar me rezultat të barabartë 1:1 kundër kampionit turk Galatasaraj, javën e kaluar: "Kjo është një pikënisje e keqe. Ne është dashur të fitojmë. Por do ta shohim. Ne kërkojmë shanset tona. Ne e vërejtëm që kemi të bëjmë me një ekip të mirë, por jo më të mirë se ne," tha Jol.
Autor: Arnulf Boettcher / Esat Ahmeti
Redaktoi: Aida Cama