1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vetëm grindje jo - Çfarë pritet nga samiti i BE-së?

15 Dhjetor 2016

Në samitin e Bashkimit Europian janë hedhur në tryezë tema për bisedimeve që fillojnë nga Siria deri tek sanksionet kundër Rusisë. Por kërkohet mënjanimi i grindjes.

Belgien Ukraine Gipfel in Brüssel Schultz, Tusk und  Juncker
Fotografi: REUTERS/F. Lenoir

Europianët po e shohin në sy pafuqinë e tyre lidhur me gjendjen tragjike në Siri. Në draftin e vendimeve të samitit shënohet mbi gjendjen në Siri një frazë boshe: të përdoren "të gjitha opcionet". Ndoshta pas samitit asaj do t'i shtohen fraza të reja, por kjo nuk e ndryshon atë që krerët e shteteve dhe qeverive europiane janë në këtë dramë, spektatorë të pafuqishëm.

Sanksionet kundër Rusisë

Gjermania dhe Franca, si përfaqësuese të BE për respektimin e marrëveshjes së Minskut do të raportojnë. Gjykimi i tyre për zhvillimet në Ukrainë është negativ. Armëpushimi shkelet rregullisht, rreziku i një shkallëzimi ushtarak nga ana ruse është ende prezent. Kriza është kthyer në një "konflikt të ngrirë".Pritet që sanksionet kundër Rusisë të zgjaten edhe me një gjysmë viti.

Marrëdhënia me Turqinë

Zyrtarisht ende flitet se marrëveshja me Turqinë për refugjatët funksionon e të dyja palët i respektojnë ujditë. Prandaj edhe grindja me Turqinë nuk do të vihet në axhendë, as se si do të procedojë BE më tej me këtë vend nuk është vënë për diskutim. Premtimi për lehtësimin e vizave është shtyrë në vitin e ardhshëm. Austria kërkon hapur ngrirjen e bisedimeve me Turqinë. 

Ukraina

Holandezët refuzuan me referendum marrëveshjen e BE me Ukrainën, prandaj Holandës do t'i ofrohen sqarime të tjera për marrëveshjen BE-Ukrainë, për këtë kanë punuar me vëmendje juristët e BE-së. Për Holandën sqarohet edhe njëherë më mirë se çfarë nuk qëndron në këtë ujdi: Ajo nuk parasheh anëtarësimin e Ukrainës, as garanci për ndihmë, ukrainasit nuk kanë të drejtë të punojnë në BE. Holanda nuk duhet të paguajë ekstra për Ukrainën.

Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May nuk është ftuar për darkë me krerët e BE-së, aty do të flitet për Brexit pa praninë e saj. Në qendër janë çështje teknike: Kush nga BE do të lejohet të negociojë e çfarë do të negociohet? Në këtë çështje anëtarët e BE-së nuk kanë divergjenca. Pritet derisa britanikët të dalin me dëshirat e tyre, e kjo nuk ka për t'u realizuar para marsit.