Viktima në njerëz pas përmbytjeve në Bullgari
20 Qershor 2014Në Bullgari reshjet e shumta duket se kanë shkaktuar dhjetëra viktima ndërkohë që nga përmbytjet janë bllokuar rrugët dhe janë prishur linjat elektrike. Moti i keq ka prekur më shumti qytetin e Varnës në Detin e Zi, ku ka rënë më shumë se 35 litra ujë për meter kuadrat në sekondë të enjten në mbrëmje. Qyteti bregdetar u përfshi nga një valë përmbytjeje. Vetëm në këtë qytet kanë humbur jetën dhjetë vetë, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Tek viktimat edhe një fëmijë, bën të ditur një shef policie në televizionin bTV.
Televizionet e vendit tregojnë pamje të makinave të zhvendosura apo të shkatërruara. Në zonën periferike Aspruhovo u vendos gjendja e jashtëzakonshme, masat e ujit në këtë qytet u kthyen në lumenj të rrëmbyeshëm, shumë shtëpi u përmbytën, duke ua bërë shumë të vështirë ndërhyrjen forcave të shpëtimit, njoftojnë mediat. Edhe në Bullgarinë qendrore moti i keq ka shkaktuar shumë dëme. Në qytetin Kilifarevo në veri të vendit po ashtu uijërat kanë shkaktuar shumë dëme duke përmmbytur shtëpi dhe rrugë. Në afërsi të kryeqytetit Sofje rrugët u përmbytën dhe shumë shtëpi janë shkatërruar. Edhe gjatë ditës së sotme priten reshje të stuhishme në të gjithë vendin.