"Vizitë tek Sllobodani" e shkrimtarit austriak Peter Handtke
24 Qershor 2005Ajo që ka mbetur në fund të fundit është raporti i thatë mbi monologun që i akuzuari më prominent dhe më i rëndësishëm i Tribunalit të Hagës ka kryer me shkrimtarin Handke. Por ajo që tregon ky raport është se pas lektyrës së "Reportazhit" të botuar
në numrin e ri të revistës "Literatura", shkrimtari është i pasigurt në forcën e tij intelektuale dhe retorike.
Dhe me të drejtë. Sepse tek poeti Handke shpesh rol të rëndësishëm luajnë detajet që duken të parëndësishme. Në përpjekjet e tij për të gjetur më shumë të vërtetën në procësin e shkatërrimit të Jugosllavisë, Handke merr në duar "përgjithësimin e Serbisë" për të cilën ai akuzon gazetarët të cilët gjatë luftravë të shekullit të kaluar u morrën me shkatërrimin e shtetit shumëpopujsh të Ballkanit. Teksti i ri i Handkes i cili përmban pjesë nga udhëtimet e tij të mëparshme në Serbi, Bosnjë, Kosovë si dhe në Tribunalin e Hagës, ë shtë krijuar falë rrethanave gjatë të cilave Avokati mbrojtës i Milloshevicit kërkonte ta merrte poetin si një nga 1600 dëshmitarët e paraqitur nga mbrojtja. Jo si dëshmitar, i cili me sytë edhe veshët e veta ka bërë një krim, ka parë një krim ose ka mbijetuar një të tilë, por si dëshimtar ekspert roli i të cilit në Tribunalin e Hagës është të ndricojë kompleksitetin historik dhe kohor te ngjarjeve gjatë të cilave u mundësuan masakrat dhe debimet me te renda te ndodhbur ne Europe pas luftes se dyte boterore.
Per te ruajtur qartesine analitike, duhet patur parasysh se ashtu si ne gjithe tekstet e tjera te shkruara nga Handke per shkaterrimin dhe luftrat e Jugosllavise, edhe në reportazhin e tij te fundit dallohen dy nivele. Handke pretendon nga njera ane të jetë me i saktë se gazetarët për të cilët ai nuk ka ndodnjë mendim të mirë, Dhe nga ana tjetër, artisti i fjalëve kërkon të gjejë të vertëten e ngjarjeve dhe të ndricojë shpirtin kohor e cila sipas tij mbeti e pazbuiluar prej gazetareve. Hadke dështon në te dy nivelet, si në saktësi ashtu edhe në shpirt, shkruan Mathias Ryb, korrespondent shumevjecar i FAZ ne Ballkan.
Ryb pershktuan pasaktësite që ai gjen ne tekstin e Handkes, pasaktesi ne emërtimin e vendeve ku kane ndodhur ngjarje historike, pasaktesi në emertimin e figurave.
Per Handken Tribunali i Hages ështe instrument illegjitim e drejtesise se fitimtarit e krijuar prej brutalitetit tze forcave te cilat kane qene te njeanshme ne lufrrta e fundit dhe ne bombardimin e Natos. Hadke i quan dy gjykatesit e procesit kunder Milloshevicit "xhamajkiane te zinj me mjeker te bardhe" dhe "eskperte koeranojugor per ligjet e perqindjeve". HAndke nuk mendon se keta njerez mund ta kuptojne shpritin e Ballkanit dhe nuk jane ne gjendje keshtu te gjykojne. Per Hadke kjo eshte gjykata e gabuar per te gjetur te verteten. Per gjetjen ete vertetes, si te thuash per shpirtin, kompetent eshte Hadke. Ndaj u zhvillua dhe takimi treoresh me Milloshevicin gjate te cilit ky i fundit ka bere thuajse monolog dhe eshte perqendruar ne dy momente qe kane qene momente kyce: Dalja e Milloshevicit ne prill te 1987 ne Kosovo Polje gjate te cuilave ai u thosh demostruesve "kerkush nuk duhet t`ju prek ju" si dhe fjalimi i tijh ne Fushe Kosove me 1989 me rastin e 600 vjetorit te betejes historike gjate te cilave Milloshevici u tha nje milione serbeve se populli serb ndodhej para betejave te reja. Handkes nuk i shkon ne mendje qe pas ketyre fjaleve fshihet deshira per te shkaterruar- dhe qe gjuhe te tille te shoqeruar me luftra te tilla ka patur edhe ne raste te gjera ne historne e shekullit te kaluar-.
Handke nuk mund te konceptoje qe pas fytyres miqesore te politianit serb te fshihet e keqja. Dhe kjo ne nje kohe kur pamjet e videos qe tregon vrasjenb e te rinjve myslimane ne srebenice, eshte duke ndihmuar popullin serb qe te largohen nga ideja e popullit te viktimizuar dhe te marrin pergjegjesine per cka ndodhur. Handke mendon se Milloshevici eshte një figure gtragjike. Por atij nuk i shkon ne mendje qe ai mund te jete edhe nxites dhe keqbere. Ne te verteten e gjetur prej Handkes ne reportazhin e tij te fundit, populli serb paraqitet serish si viktime.