Vizita e Clintonit në Ballkan / Shpëtimi i minatorëve në Kili / Pranimi i Gjermanisë në KS të OKB-së / Takimi i ministrave të vendeve të NATO-s
15 Tetor 20101. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton qëndroi për vizitë në Kosovë ku u takua me autoritetet më të larta të vendit. Clinton ritheksoi se SHBA-ja mbështetë pavarësinë e Kosovës, por mbështetë edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë vend. Më parë Clinton ishte edhe në Sarajevë e Beograd, ndërsa pas qëndrimit në Prishtinë shkoi për në Bruksel, ku edhe me autoritetet e BE-së bisedoi për mundësinë e dialogut shqiptaro-serb. Bekim Shehu më gjerësisht nga Prishtina.
2. Padyshim që një prej ngjarjeve më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare në javën që po lëmë pas ishte shpëtimi i 33 minatorëve të minierës San Jose në Kili. Pas më shumë se dy muaj nën tokë 33 minatorët në Kili mundën të shpëtoheshin. Edhe gjashtë forca shpëtimi, të cilët kishin hyrë në minierën në shkretëtirën Atacama përmes një ashensori të ngushtë në formë tubi, u ngjitën përsëri mbi tokë. I fundit i minatorëve, kryepunëtori Luis Alberto Urzua, doli pas 69 ditësh shëndosh në sipërfaqen e tokës. Aksioni i shpëtimit u ndoq nga miliona njerëz në ekranet e televizorëve në mbarë botën. Më shumë se njëmijë gazetarë kishin shkuar në minierën e arit dhe bakrit në Copiapo.
3. Republika Federale Gjermane mori një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Kjo u vendos të martën (12.10.) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në raundin e parë të votimit. Kësisoj në dy vitet e ardhshme Gjermania do të jetë e përfaqësuar në instancën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, komenton Christina Bergmann.
4. Gjatë takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së NATO-s të enjten dhe të premten është diskutuar për mundësinë e ndërtimit të një sistemi të përbashkët për mbrojtjen nga raketat. Ministri gjerman i Mbrojtjes, zu Guttenberg u shpreh në Bruksel se të gjitha shtetet antare të NATO-s janë dakord me këtë projekt. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që ka pjesëmarrja e Rusisë në një projekt të tillë. Christoph Hasselbach informon.