1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të moshuarit më gjatë në izolim

12 Prill 2020

Ndërsa të moshuarit dhe personat që vuajnë nga disa grupe sëmundjesh pritet të qëndrojnë në izolim deri nga fundi i vitit, shumica e gjermanëve janë pro që mbajtja e maskave në hapësira publike të bëhet e detyrueshme.

Spanien Altenpflege Coronavirus Test
Fotografi: picture-alliance/AP/S. Palacios

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se për t’i mbrojtur të moshuarit nga virusi Corona, për ta masat e izolimit mund të zgjaten të deri në fund të vitit. Po ashtu sipas saj masat e izolimit mund të zgjaten dhe për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

"Unë e di se kjo është e vështirë dhe izolimi është një barrë, por kemi të bëjmë me një çështje jete ose vdekjeje dhe ne duhet të vazhdojmë të tregohemi të disiplinuar dhe të durueshëm. Kurse fëmijët dhe të rinjtë do të gëzojnë më herët më shumë liri lëvizjeje." tha Ursula von der Leyen.

Jo plane për pushimet verore

Von der Leyen u rekomandon gjithashtu qytetarëve që të mos fillojnë të bëjnë plane apo të rezervojnë pushimet verore, sepse “për momentin askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrikun dhe gushtin.”

Fotografi: Imago-Images/G. Leder

Ajo shtoi gjithashtu se shpreson që së shpejti ndonjë laborator evropian të zbulojë një vaksinë. "Pa pasur ende një vaksinë, ne duhet të kufizojmë sa më shumë kontaktet e mundshme me të moshuarit," tha Presidentja e Komisionit Evropian për gazetën gjermane “Bild”.

Shumica e gjermanëve në favor të maskave

Shumica e gjermanëve janë pro që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme — të paktën në disa vende — për të ofruar në këtë mënyrë mbrojtje kundër virusit Corona. Sipas një sondazhi të YouGov 33% e të intervistuarve mbështesin kërkesën që maskat të mbahen në supermarkete, dhe 21% mbështesin madje idenë që masat të mbahen kudo në hapësira dhe mjedise publike. Kundër detyrimit për të mbajtur maskë pavarësisht se ku janë 37% e të intervistuarve dhe 9% nuk u shprehën se nuk janë as po as kundër.

Fotografi: Getty Images/C. Stache

Austria e ka shpallur të detyrueshme mbajtjen e maskave në supermarkete që në fund të muajit mars. Kurse në Gjermani mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme, me përjashtim  të qytetit Jena në landin e Tyringjisë.

Gjoba në Austri

Ndërkohë policia në Austri ka nisur gjobitjen e shkelësve të rregullit për mbajtjen e maskave. Njerëzit që nuk mbajnë maskë apo shall për të mbuluar gojën dhe hundën në hapësira publike gjobiten me 25 euro. Ata që kapen duke shkelur rregullat e tjera të karantinës, si p.sh. vajtje për vizitë apo zona të shpallura nën karantinë, do të gjobiten me 50 euro.