1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vota e emigrantëve në Gjermani

Conrad, Naomi/ Vilma Filaj-Ballvora17 Gusht 2013

Njerëzit me rrënjë të huaja nuk marrin shpesh pjesë në zgjedhje. Sipas studimeve të huajt që kanë pasaporta gjermane votojnë më shpesh për SPD apo CDU.

Migranten bei der NRW-Wahl 2012
Fotografi: DW

Gati 16 milionë qytetarë me sfond migracioni ka sipas sondazheve të fundit të Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani. Por rreth një e treta e tyre mund të votojnë. Sepse Një pjesë e madhe e tyre ose nuk e kanë mbushur moshën e votimit ose nuk kanë shtetësinë gjermane. Dhe vetëm ata që kanë pasaportë gjermane mund të votojnë. Një përjashtim ka për qytetarët e BE-së: këta të mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe evropiane edhe pa pasur shtetësinë gjermane, por jo në zgjedhjet për Bundestagun.

Preferenca partiake në varësi nga vendi i origjinës

Nga një studim i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët e 2012 tregon se njerëzit me rrënjë të huaja nuk marrin shpesh pjesë në zgjedhje. Sipas studimit në vitin 2009 në zgjedhje morën pjesë vetëm 72,3% e të huajve që kanë pasaporta gjermane.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Sipas anketimeve dhe studimeve të huajt që kanë pasaporta gjermane votojnë më shpesh për SPD apo CDU. Emigrantët, të paktën shumica e tyre, preferojnë një prej dy partive të mëdha, thotë Ingrid Tucci nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike. Sipas studimeve të saj emigrantët që kanë ardhur në vitet 50-60 p.sh. nga Turqia, Jugosllavia votojnë për socialdemokratët, sepse vijnë nga shtresa sociale e punëtorëve. Kurse qytetarët me prejardhje gjermane që erdhën në Gjermani pas luftës së ftohtë nga Rusia preferojnë CDU/CSU-në.

Vendimtare përvoja e migrimit

Tucci beson se besnikësia ndaj njërës apo tjetrës parti lidhet me përvojën e secilit grup emigrantësh në Gjermani. Kështu meqë CDU u angazhua që qytetarët me prejardhje gjermane të vinin pas luftës së ftohtë nga Rusia në Gjermani ata i qëndrojnë besnik kësaj partie. Ndërkohë që SPD-ja është angazhuar për emiograntët e tjerë. Gjithësesi kjo mund të thuhet për brezin e parë të mingrantëve, sepse brezi i dytë preferon edhe të Gjelbrit.

Ingrid TucciFotografi: privat

Studimet e saj kanë treguar edhe se përkatësia fetare duket se nuk luan ndonjë rol, thotë Tucci.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW