1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Votime në Turqi për parlamentine ri, rreth 42,5 milion votues të thirrur

22 Korrik 2007


Në Turqi po zhvillohen votimet për zgjedhjen e parlamentit të ri.Këto janë zgjedhje të parakohshme të thirruara nga qeveria, pas dështimit për zgjedhjen në parlament të presidentit të vendit. Janë rreth 42,5 milion turq me të drejtë voteje të thirrur për të marrë pjesë në këto zgjedhje që shihen edhe si prova kryesor për sistemin laik të këtij vëndi, i cili synon ruajtjen e një ekuilibri mes Islamit dhe demokracisë.
Sipas sondazheve më të fundit , partia konservatore islamike, AKP, e kryeministrit Taip Erdogan është favorite që mund të fitojë,por jo shumicën absolute për të qeverisur e vetme.Si forca e dytë më e fuqishme renditet, Partia popullore republikane e majtë, që mbron ndarjen strikte të shtetit dhe fesë.