Vriten 30 militantë islamikë nga forcat amerikanë në Irak
9 Gusht 2007Reklamë
Ushtria amerikane njoftoi se ka vrarë së paku 30 militantë islamikë të dyshuar për lidhje të ngushta me Iranin.
Forcat amerikane thanë se avionë dhe helikopterë kanë hapur zjarr kundër një grupi personash të armatosur gjatë një operacioni kundër militantëve të akuzuar për trafikim të armëve në Irak nga Irani.
Personeli i spitalit dhe policia thanë se në mesin e viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë,por
amerikanët e mohojnë se kanë qëlluar civilë.