1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vritet një Guvernator dhe një shef policie në Irak

12 Gusht 2007

Guvernatori dhe shefi i policisë në jug të Irakut janë vrarë dje nga një bombë e vendosur në rrugë. Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi gjatë kalimit të konvojit në qytetin e Axhafit. Në sulm mbeten të vrarë edhe dy persona.
Australia ka paralajmëruar qeverinë e Irakut që të bëjë progres të shpejtë në stabilitetin politik të vendit nëse dëshiron vazhdimin e ndihmës ndërkombëtare për vendin. Australia ka rreth 1 mijë e 500 trupa ushtarake në Irak.