Western Balkans Youth Orchestra (WBYO) me rreth 65 muzikantë nga rajoni por edhe Europa përmbyllën këtë sezon një tur të suksesshëm me gjashtë koncerte simfonike në Ballkanin Perëndimor dhe dy në Gjermani. WBYO u krijua katër vite më parë, si një platformë bashkëpunimi ndërkufitar, ku kombësia, etnia, e ndasitë e tjera lihen pas dhe në qendër mbetet muzika.