Westerwelle i shpjegon Uashingtonit politikën financiare të Berlinit
21 Janar 2012Ministri erdhi shumë vonë për të mbajtur fjalimin e tij, por ai kërkoi falje në mënyrë të shkëlqyer: "Unë isha në një bisedë më ministrin e financave Timothy Geithner. Ajo ishte shumë intensive, konstruktive dhe nëse kjo ndikon në qetësimin e tregut financiar, atëherë do të ishte mirë."
Ndryshimet e pikëpampjeve midis Timothy Geithner dhe qeverisë gjermane mbi atë se si trajtohet kriza e borxheve, nuk janë zhdukur krejtësisht me këtë bisedë intensive dhe konstruktive. Qeveria amerikane kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe më pas një rol më aktiv të Bankës Qendrore Evropiane. Kurse qeveria gjermane jo. Dhe Westerwelle shkoi në Uashington për të shpjeguar pse Gjermania ka zgjedhur një zgjidhje tjetër. "Unë nuk besoj se në krizë borxhesh mund të luftohet duke lehtësuar mundësinë e marrjeve të borxheve të reja."
I angazhuar dhe me zell, ministri i Jashtëm Westerwelle kërkoi po ashtu mirëkuptim për pozicionin gjerman Westerwelle kujton në Uashington edhe diskutimet politike për heqjen e kufirit maksimal të borxheve të qeverisë amerikane.
"Not my business."
Sigurisht, që kjo nuk është çështje e tij, thotë Westerwelle me ironi, por ai do të donte të vinte në dukje se debatet e gjata dhe borxhet e shteteve nuk janë veçanti vetëm të Bashkimit Evropian. Ato ekzistojnë edhe në SHBA. Megjithatë për Bashkimin Evropian situata është në përgjithësi e vështirë. "Kur flasim për Evropën, atëherë flasim për kombe të veçanta. Ne jemi një union, jo një vend", tha ai.
Në fund pati duartrokitje për ministrin e Jashtëm gjerman. Nëse fjalimi i tij do të gjejë jehonë në publikun amerikan dhe tek qeveria amerikane, pritet të shihet.
Më vonë në bisedë me ministrën e Jashtme amerikane Hillary Clinton u fol për Afrikën e Veriut, NATO-n dhe sanksionet e reja kundër Iranit.
Autorë: Jens Borchers / Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti