110612 Syrien 2 Deutschland
12 Qershor 2012Forcat ushtarake në Siri po vazhdojnë sulmet ndaj zonave të kontrolluara nga kryengritësit në të gjithë vendin, ndërkohë që i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan shprehu shqetësim të thellë për rastet e fundit të dhunës, duke përmendur bombardimet në Homs dhe njoftimet për sulme me mortaja, helikopterë dhe tanke në provincën Latakia.
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) u shpreh ditën e hënë kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Siri. "Një ndryshim politik është ende i mundshëm", tha politikani liberal. "Qëndrimi i qeverisë gjermane është i pandryshueshëm: Ne duam një zgjidhje politike. Ne e dimë që kjo është e vështirë, ne e dimë që ka pengesa ne e dimë që plani i Kofi Annanit deri tani nuk është zbatuar. Por në diskutim është ndër të tjera një zgjidhje politike si më e mira zgjidhje deri tani. Për këtë ne duhet të shmangim një përhapje të konfliktit në gjithë rajonin, në vendet fqinjë. Ne duhet për këtë arsye të punojmë që plani i Kofi Ananit të realizohet. Ne jemi të bindur se një ndryshim politik është ende i mundur dhe ai mund të arrihet duke kontribuar me gjithë forcat tona dhe energjitë".
Aktivistët për të drejtat e njeriut njoftuan edhe për një sulm ajror kundër qytetit strategjik Rastan, i cili u ka rezistuar ofensivave të përsëritura të forcave qeveritare për muaj me radhë. Aktivistët me qendër në Britani thanë se forcat e sigurisë janë duke u mbështetur gjithmonë e më tepër tek përdorimi i helikopterëve, meqenëse trupat e qeverisë pësuan humbje të mëdha në betejat e fundit.