Intervistë me Guido Steinberg në lidhje me xhihadistët gjermanë
7 Tetor 2014Deutsche Welle: Zoti Steinberg, ju merreni me xhihadizmin, Irakun dhe Sirinë dhe sapo keni shkruar një libër për këtë temë. Sa thellë, mendoni ju, është i rrënjosur xhihadizmi në shoqërinë muslimane gjermane.
Guido Steinberg: Xhihadizmi në vitet e fundit është bërë një fenomen gjerman këtu në Gjermani. Atentatorët e 11 shtatorit kanë qenë studentë arabë, që kanë ardhur të gjithë në Gjermani midis viteve 1992 dhe 1996 dhe kanë studiuar këtu, por ata ishin formuar në vendet e tyre. Që nga viti 2006 në Gjermani kemi një rritje të vazhdueshme të skenës xhihadiste gjermane, anëtarët e të cilës pa përjashtim janë të socializuar në Gjermani, që do të thotë se e kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës së tyre dhe sidomos rininë e tyre këtu. Shumë shpesh ata kanë lindur këtu. Por ata janë shumë të përzier etnikisht: turq, kurdë, shumë arabë nga Afrika e Veriut, por edhe të konvertuar gjermanë, madje edhe disa gjermanë nga Rusia
Çfarë i shtyn këta njerëz? Përse ata vendosin pikërisht për këtë formë ekstremiste të Islamit?
Xhihadistët gjermanë shkojnë që nga viti 2006 në zonat xhihadiste e luftës, fillimisht në Pakistan, Afganistan, disa në Somali, dhe disa të paktë janë përpjekur të shkojnë në Çeçeni. Sot ata shkojnë kryesisht në Siri dhe Irak. Motivi për t'u ardhur në ndihmë muslimanëve sunitë është shumë i zhvilluar. Ka edhe një motiv tjetër të dytë, që ka fituar rëndësi muajt e fundit. Këto salafistë të rinj duan të jetojnë në një shoqëri islame dhe sipas mendimit të tyre, kjo nuk është e mundur në Gjermani, por as në botën arabe, por vetëm atje, ku xhihadistët luftojnë kundër armiqve të supozuar të Islamit. Këtyre u shtohen edhe motive të tjera më tepër personale, si dëshira për aventurë, apo monotonia këtu dhe në muajt e fundit mund të shihni, se për disa ka rëndësi të jetojnë fantazitë e tyre të dhunës.
Na kërcënon ne në Gjermani, në shtetin tonë dhe shoqërinë tonë, vërtet një rrezik nga xhihadistët?
Po unë mendoj se ka një rrezik. Por edhe nuk duhet ekzagjeruar. Ne jetojmë prej tetë vjetësh me fenomenin e xhihadistëve gjermanë, të cilët bëjnë trajnime te Al-Kaida dhe organizata të tjera të ndryshme, marrin pjesë në luftë atje dhe shumica kthehen. Disa prej tyre kanë planifikuar edhe në të kaluarën sulme. Por të paktën planet e sulmeve të të kthyerve kanë dështuar dhe janë zbuluar të gjitha. Thëniet, që dëgjon shpesh, se është vetëm çështje kohe, deri sa një të ndodhë këtu një sulm, mendoj se nuk kanë kuptim. Por që planifikohen sulme këtu në Gjermani, e konsideroj shumë të mundshme.
Sa mirë është e pajisur Gjermania me forcat e saj të sigurisë dhe shërbimet e saj sekrete, për të luftuar këtë rrezik?
Në vitet e fundit është dëshmuar shpesh se autoritetet gjermane të sigurisë janë të varur nga ndihma amerikane. Ka të paktën një rast, ndoshta dy raste, ku planet kanë mundur të zbulohen, vetëm sepse ka ndihmuar NSA amerikane. Ky është një tregues i dobësisë së autoriteteve gjermane të sigurisë. Për mendimin tim është e dëshirueshme politikisht, që ne të kemi autoritete shumë të dobëta të sigurisë. Por unë mendoj se kjo nuk korrespondon me rritjen e kërcënimit në Gjermani. Në të kaluarën është parë disa herë se autoritetet gjermane të sigurisë kanë qenë shumë të dobëta, sidomos në monitorimin e proceseve të radikalizmit. Shumë të dyshuar për terrorizëm janë kapur relativisht vonë me ndihmën amerikane. Unë do të thoja, se ka një problem me arkitekturën e përgjithshme të sigurisë, edhe në kontrollin nga ministritë dhe në kontrollin parlamentar.
Çfarë roli luan Turqia? A e ndihmon ajo "Shtetin iIslamik" apo është kundër IS?
Turqia luan një rol tepër problematik, që nuk është në përputhje me statusin e saj si aleat i shumicës së evropianëve në NATO. Kjo ka të bëjë me prioritetet e politikës turke ndaj Sirisë. Turqia do në radhë të parë dy gjëra. do të rrëzojë regjimin e Asadit, ky është një qëllimi irëndësishëm i politikës së jashtme turke është edhe një synim i rëndësishëm personal i presidentit Erdogan. Qëllimi i dytë i rëndësishëm është që të zbusë degën siriane të PKK. Ka tri territore në veri të Sirisë, që dominohen nga kurdët. Atje partia e Bashkimit Demokratik, shkurt PYD, kontrollon situatën aktuale. PYD nuk është asgjë më shumë se PKK siriane, ajo është e lidhur plotësisht në linjat komanduese dhe me financimet e PKK. Turqia sigurisht ka interes që të kufizojë së paku IS, por kjo është shumë më prapa dy planeve të tjera. Prandaj konstatohet vazhdimisht se nga pala turke tolerohet fluksi i luftëtarëve të huaj tolerohet, që në kufirin turko-sirian kontrabandohet edhe material.
Dy shtete të tjera përmenden në lidhje me IS, Arabia Saudite dhe Katari: Ka akuza se ata financojnë terrorizmuin dhe kjo që kur në ka filluar lufta civile në Siri.
Problemi më i madh është me të vërtetë Turqia. Që nga viti 2011 ajo ka mbështetur së bashku me Katarin grupe islamiste, salafiste dhe madje edhe xhihadiste. Ndër to ishte edhe fronti Nusra, pra dega e atëhershme siriane e IS. Kjo akuzë u duhet bërë turqve dhe katarasve. Po këto megjithatë duket se që prej një viti e gjysëm po mbështesin një tjetër partner, "Burrat e lirë të Sirisë", ose në arabisht "Ahrar al Sham". Ata nuk janë xhihadistë me një axhendë ndërkombëtare, por salafistë me një axhendë më tëpër kombëtare rajonale. Në një farë mënyre ata janë talibanët sirianë. Nëse është politikë e mençur të mbështesësh ato, këtë po e lëmë. "Ahrar si Sham" nuk janë në listat terroriste evropiane, sipas mendimit tim, ata e kanë vendin aty dhe duhet ndikuar te turqit dhe Katar për t'i dhënë fund shpejt kësaj politike.
Arabia Saudite është disi ndryshe. Arabia Saudite ka mbështetur që nga viti 2011, në rradhë të parë Ushtrine e Lirë siriane (FSA). Në fund të fundit ajo është krejtësisht në përputhje me politikën amerikane dhe evropiane. Nuk ka absolutisht asnjë provë që Arabia Saudite nga ana shtetërore mbështet frontin Nusra, apo edhe IS. Përkundrazi, Arabia Saudite është që prej ca kohësh nga kundërshtarët më të vendosur, bashkëpunon shumë mirë me evropianët dhe ka mirëkuptim për ankesat e shumë evropianëve në lidhje me pozicionin turk. Që të akuzosh sauditët në lidhje me IS mendoj se është krejtësisht e gabuar. Por problemi më i madh është Kuvajti. Ai është qendra e financimit të kryengritësve sirianë në rajonin e Gjirit, megjithatë edhe atje nuk është ana shetërore, që financon.
Guido Steinberg është ekspert i fesë islame dhe punon në fondacionin Shkenca dhe Politika (SWP) në Berlin në lidhje me politikën e Lindjes së Afër dhe të Mesme me fokus gadishullin Arabikl,islamin politik dhe terrorizmin islamik. Steinberg ka qenë deri në tetor 2005 ekspert për terrorizmin në kancelarinë federale dhe merr pjesë rregullisht si ekspert në proceset kundër terrorizmit.
Intervistoi Bettina Marx.