1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Yasuo Fukuda kryeministri i ri japonez

25 Shtator 2007

Kryeministër i ri Japonisë është zgjedhur shefi i partisë liberaldemokrate, Yasuo Fukuda. Dhoma e Ulët e parlamentit e zgjodhi 71 vjeçarin me shumicë votash dhe hodhi poshtë kështu votën kundërshtuese të Dhomës së Lartë. Në Dhomën e Dytë të parlamentit, më pak të fuqishme, sundon opozita. Fukuda zëvendëson kështu kolegun e partisë së tij, Shinzo Abe, i cili pas humbjes së shumicës së liberaldemokratëve në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe një sërë aferash në kabinetin e tij dha dorëheqjen.