1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krishtlindja në Greqi: Rikthimi i traditës së varkës

23 Dhjetor 2024

Tradicionalisht për Krishtindlje në Greqi nuk stoliseshin bredha por varka. Tani kjo traditë po ringjallet.

Griechenland | traditionelle Weihnachtsdekoration
Fotografi: imago/ZUMA Press

Kur Janis Bundalá është në punishten e tij, ai e harron kohën. Me orë të tëra punon drurin dhe ndërton anije historike, sipas shkallës së specifikuar dhe me kujdes të veçantë për detajet. 65-vjeçari vjen nga një familje ndërtuesish anijesh. Babai i tij nisi dikur të ndërtonte modele varkash. Rastësisht ajo u kthye në biznes. 

"Në fakt ai i bënte keto modele vetëm për vete. Por njerëzit vinin dhe donin t'i blinin." - tregon Janis.

Fotografi: Wassilis Aswestopoulos/imago images

Një traditë detare për Krishtlindje

Në vendlindjen e tij, në ishullin grek Skopelos në Egje, gjithçka ka lidhje me detin. Prandaj nuk është për t'u habitur, që varka luan një rol qendror në kulturën e banorëve të ishullit.

Në dimër edhe në Skopelos njerëzit mblidhen brenda. Edhe Janis dhe vajza e tij Rijina zbukurojne shtëpinë e tyre për Krishtlindje. Bredhi i gjelbër dhe babadimri apo plaku i Vitit të Ri nuk kanë vend këtu. Ata zbukurojnë me drita një varkë, sipas një zakoni të vjetër, gati të harruar.

"Dikur të gjithë njerëzit këtu i fusnin varkat në shtëpi. Tradicionalisht këtu nuk janë stolisur pemët, por varkat. Kjo me pemët ka ardhur shumë më vonë."

Varkat si simbol i lidhjes së fortë me detin

Vetëm pasi shkëlqejnë direkët e varkave në miniaturë, atyre u duket se në ishull kanë ardhur Krishtlindjet.

Pamje nga një treg Krishtlindjesh në AthinëFotografi: imago images/ZUMA Wire

Kur unë dhe motra ishim të vogla, edhe ne donim të kishim plakun e Vitit të Ri dhe gjithë ato gjëra të magjishme që kishim parë në filma. Por ndërsa rriteshim, kuptuam rëndësinë e varkave dhe traditën tonë detare. Që atëherë preferojmë këtë alternativë”, - thotë Rijina.

Ata nuk janë të vetmit. Në disa porte ka vite që varkat ndriçojnë përsëri në shkëlqimin e tyre festiv dhe u kujtojnë njerëzve Krishtlindjet tradicionale greke.

Ky artikull u botua për herë të parë më 24 dhjetor 2021 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë