Zemra blu e Evropës rreh në Ballkan, thuhet në mënyrë të figurshme për lumenjtë ballkanikë që krijojnë peizazhe unikë të paprekur dhe janë dhe vatra të biodiversitetit. Ka kohë që bukuria e egër e këtyre lumenjve, si Vjosa në Shqipëri, është në rrezik. Edhe lumi i Savës në Slloveni rrezikohet nga planifikimi i një hidrocentrali në afërsi të Mokricës.