1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Geheimes Herz der Buchmesse

17 Tetor 2011

Përkthyesit - Të rëndësishëm, por të paguar keq. Pa përkthyesit nuk ka letërsi botërore dhe as panair ndërkombëtar të librit. Disi të fshehur prezantojnë punën e tyre në panair.

Përkthyesit në panairin e librit në Frankfurt 2011
Përkthyesit në panairin e librit në Frankfurt 2011Fotografi: DW/Woycik

Fjalë për fjalë shfaqet përkthimi në ekran. Një përkthyese letrare është duke punuar në një tekst në gjermanisht të përkthyer nga anglishtja dhe vizitorët e panairit mund ta ndjekin atë gjatë punës. "Translator Glass" quhet ky seminar me pjesëmarrje të madhe, ku të interesuarit mund të bëjnë pyetje lidhur me një shembull konkret në tekst.

Disi të fshehur në pjesën e prapme të sallës 5 paraqesin punën e tyre letrare përkthyesit. "Weltempfang - qendra për politikë, letërsi dhe përkthim" quhet ky vend në panairin e librit, i rrethuar nga stenda të Institutit Goethe dhe të Institutit për marrëdhëniet me jashtë. Dhe edhe nëse “Weltempfang" nuk është vendosur në sallat kryesore panairit, ai duhet të vizitohet domosdoshmërisht nga çdo vizitor.

Fundja biznesi kryesor i panairit është shitja e licencave në tregjet e huaja të librit dhe ato janë krejtësisht të varur nga përkthyesit letrarë. "Ndërmjetës të rëndësishëm kulturorë"i quan ato Uwe Heye nga Ministria e Jashtme, i cili mbështet praninë e "Weltempfang". "Pa punën e tyre të madhe vepra të rëndësishme mbeten të fshehura", tha ai në hapje dhe i quajti përkthimet letrare me vlerë "të paçmueshme për diplomacinë kulturore ".

Përkthyesit shumë shpesh harrohen

Por megjithëse përkthimet janë pika kyçe në letërsinë botërore, ata tërheqin në panairin e librit pak vëmendje. "Në shumicën e rasteve përkthyesit nuk ftohen aspak në leximet këtu", thotë Holger Ffock nga shoqata e përkthyesve në gjuhën gjermane. Tekstet lexohen në shumicën e rasteve nga aktorë.  Edhe atëherë emrat e përkthyesve shpesh harrohen në program. "Këtë e kam të vështirë ta pranoj", thotë Holger Fock. Fundja ai punon për muaj me rradhë në një përkthim.

Për t'a bërë të vetëdijshme botën letrare ndërkombëtare për punën e tyre,shoqata e përkthyesve si çdo vit është e përfaqësuar me një stendë të veten. Përveç kësaj, ka mbi 150 aktivitete, në të cilat flitet edhe për pagesat e këqija të përkthyesve.

Përkthyesit zemra e fshehtë e panairitFotografi: DW/Woycik

Mungon mbështetja financiare

Këto i di mirë Antje Contius nga "Traduki", një rrjet evropian me një progam përkthyesish. Në seminarin “Pikë uji mbi gur të nxehtë” Contius ankohet se jo vetëm industria e librit, por edhe BE vënë shumë pak para në dispozicion për përkthyesit letrarë. Kështu për shembull nuk ka program përkthyesish të BE-së, thotë edhe Holger Fock." Këtu gjuhët janë zemra e BE-së. Dhe romanet qasja në shoqëritë evropiane."

 

Autore: Nadine Wojcik/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi