1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhja e Gylit i jep fund krizës politike në Turqi

Bernd Riegert28 Gusht 2007

Diplomatët janë të shqetësuar për deklaratat e krerëve të ushtrisë turke se do të mbrojë ndarjen e shtetit nga feja kundër separatistëve dhe qendrave të së keqes.

Presidenti i ri i Turqisë, Abdullah Gyl, dhe zonja e parë e vendit, Hayrunisha GylFotografi: AP

Reagimet e Brukselit për zgjedhjen e Abdullah Gylit në postin e presidentit të ri të Turqisë ishin të ndryshme. Komisari i BE-së për zgjerimin e BE-së Oli Rehn tha me të qeshur, se edhe po të kishte rezerva ndaj zgjedhjes së Gylit në këtë post, nuk do t'i shprehte ato hapur. Por sipas bashkëpunëtorëve të tij ai nuk ka vërtet asnjë rezervë ndaj Gylit.

Oli Rehn nuk është kthyer ende nga pushimet në Bruksel për këtë fjalën përpara gazetarëve e mori zëdhënësi i Komisionit të BE-së Amadeu Altafaj: 'Zgjedhjet paralamentare të cilat ishin një dëshmi tjetër për zotin Erdogan dhe zgjedhja tani e presidentit orfrojnë natyrisht një kuadër të qëndrueshëm ligjor për vazhdimin e reformave në rrugën drejt zgjerimit."

Komisioni i BE-së është pra i mendimit se kriza politike në Turqi mori fund dhe shpreson se bisedimet për anëtarësimin e vendit mund të shkojnë më tej. Gjithësesi diplomatët janë të shqetësuar për deklaratat e krerëve të ushtrisë turke se do të mbrojë ndarjen e shtetit nga feja kundër separatistëve dhe qendrave të së keqes.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pëttering, tha se nuk ka asgjë kundër zgjedhjes së Gylit: 'Unë do të isha kundër që president të zgjidhet dikush i cili ka bindje fundamentaliste, dmth. që nuk respektin fetë e tjera dhe nuk është tolerant ndaj tyre. por unë kam përshtypjen se zoti Gyl i respekton fetë e tjera dhe është tolerant. Në këtë mes s'ka asnjë problem që ai është besimtar paqësor i fesë myslimane.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi, 22 korrik 2007Fotografi: AP

Kurse sipas mendimit të Ingo Friedrich, anëtar i Parlamentit Evropian dhe zëvendëskryetar i CSU-së: "Në politikë nuk kanë vlerë fjalët apo deklaratat, por veprat. Dhe kjo duhet të kërkohet tani edhe prej politikanëve të partisë konservatore turke AKP që zënë dy pozicionet më të rëndësishme të shtetit dhe sidomos prej presidentit Gyl. Duhet parë se si do të veprojë Gyli tani pas zgjedhjes në postin e presidentit dhe si do të zhvillohet Turqia nën drejtimin e Gylit si president. A do të vazhdojë të ekzistojë ndarja e fesë nga shteti, a do të vazhdojë Gyli të jetë kundër krijimit të një shteti islamik. Pikërisht këto fakte mund të provohen pasi ai të zgjidhet në këtë post dhe ato duhet të jenë vendimtare për vijimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE. Pra nuk mjaftojnë fjalët, vendimtare janë faktet dhe veprat, pra vendimet që do të merren dhe do të zbatohen."