1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje në Bosnje: Asnjë ndryshim në horizont

2 Tetor 2022

Bosnje Hercegovina, një vend politikisht i paralizuar voton. Megjithë klientelizmin, korrupsionin dhe varfërinë, nacionalistët nuk i tremben aspak humbjeve në zgjedhje.

Bosnien und Herzegowina Wahlen
Fotografi: Vera Soldo/DW

Gjendja është serioze: "Në Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte, por kriza politike është shumë e thellë", theksoi Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjen në një konferencë shtypi në Sarajevë. Në një raport të mëparshëm për OKB, ish-ministri gjerman i Bujqësisë kishte paralajmëruar nga "kriza më e madhe ekzistenciale" për Bosnjen që nga fundi i luftës, në vitin 1995. Përgjegjës për këtë kërcënim për Bosnjen janë partitë nacionaliste të tre popujve konstituues sipas kushtetutës të shtetit multietnik - "Partia e Aksionit Demokratik", SDA, e boshnjakëve, "Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur", SNSD e serbëve boshnjakë. dhe "Bashkësia Demokratike Kroate", HDZ e kroatëve. Këto parti në 27 vitet e fundit e kanë përçarë thellë Bosnjën.

Trashëgimia e Dejtonit

Mitingje zgjedhore në BosnjeFotografi: Vera Soldo/DW

Para një sfondi të tillë votuesit boshnjakë në këtë vend vendosin më 2 tetor për përfaqësuesit e tyre në strukturën e komplikuar të shtetit boshnjak. Kjo është struktura e Bosnjes si shtet pas Marrëveshjes së Paqes, që u nënshkrua në Dejton, SHBA në fund të vitit 1995, një marrëveshje, e cila i dha fund nga njëra anë luftës së Bosnjes, ku nga viti 1992 u vranë rreth 120.000 vetë, por krijoi nga ana tjetër një shtet, ku sundon parimi kombëtar. Ai fillon me "etnitetet" e dy pjesëve të vendit: Në Republikën Srpska jetojnë kryesisht serbët boshnjakë, në 10 kantonet e "Federatës të Bosnje dhe Hercegovinës" jetojnë  boshnjakë dhe kroatë boshnjakë. Të dy etnitetet kanë parlamentet e tyre dhe qeveritë. Më 2 tetor do të zgjidhet si parlamenti i Republikës Srpska edhe presidenti. Kësaj i shtohet votimi për parlamentin e përgjithshëm boshnjak, të tre anëtarët e "presidiumit shtetëror" të shtetit kolektiv boshnjak, si edhe parlamentet e etnitetit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe kantoneve.

Fotografi: Vera Soldo/DW

Një kontrukt fatal

Në Dejton u krijua edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të OKB për Bosnjen, e pajisur me kompetenca të gjera, dhe me synimin për të vëzhguar respektimin e marrëveshjes së paqes. Përfaqësuesi i Lartë mund të ndërrojë ligjet apo të heqë politikanë të zgjedhur apo të lirojë nga detyra nëpunës.

Përtej kësaj rendi politik i pasluftës së Bosnjes është i bazuar tërësisht mbi parimin etnik. Kjo shkon kaq larg, saqë vetëm anëtarë përfaqësues të të dy popujve kanë të drejën e plotë të votës në të gjitha nivelet e shtetit. Pjesëtarë të pakicave, romë, hebrenj apo të tjerë nuk mund të kandidojnë për presidiumin shtetëror.

Fotografi: Samir Huseinovic/DW

Nepotizmi dhe korrupsioni

Për partitë nacionaliste është pikërisht ky kontrukt etnik instrumenti kryesor i ngjitjes dhe i mbajtjes së pushtetit. Në punësimet në administratë, në aparatin shtetëror dhe në shumë vende të tjera shtetërore nuk shikohet vetëm etnia, por sidomos përkatësia partiake. Kushte ideae këto për nepotizmin dhe korrupsion. Pasojë tjetër është gati pamundësia e qeverisjes së vendit. Partitë nacionaliste, të fokusuara vetëm në forcimin e etnisë së tyre, nuk kanë interes për funksionimin e institucioneve të përbashkëta dhe qendrore. Gjykata Kushtetuese boshnjake prej muajsh nuk ka numrin e duhur të anëtarëve, qeveria e federatës prej vitesh punon vetëm provizorisht, ligje të caktuara nuk miratohen dot, sepse parlamentet përgjegjëse bllokojnë.

Aleanca e nacionalistëve

Kreu i SNSD, Milorad Dodik, përfaqësues edhe në presidiumin shtetëror të vendit kërcënon rregullisht me shkëputjen e Republikës Srpska. Me këtë Dodik e mban në gjendje alarmi opinionin publik boshnjak dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Dodik mbështetet nga HDZ. Nacionalistët kroatë e justifikojnë mungesën e bashkëpunimit në institucionet e përgjithshme të shtetit me pakënaqësinë me ligjin zgjedhor, që sipas tyre i kufizon ndjeshëm kroatët në Bosnje kundrejt boshnjakëve. SDA, partia e boshnjakëve, që nga jashtë përpiqet të paraqitet si garantuese e shtetit boshnjak, tregoi së fundmi, se edhe ajo di të luajë kartën nacionaliste. E pakënaqur me njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Christian Schmidt që do të ndryshojë ligjin zgjedhor në favor të kroatëve, SDA organizoi protesta masive para selisë së OKB në Bosnje. Kreu i partisë, Bakir Izebegovic bëri fjalë për "mundësinë  e rezistencës së armatosur". Si pasojë Schmidt e ngriu këtë projekt dhe miratoi vetëm disa ndryshime të vogla.

Fotografi: Samir Huseinovic/DW

Ndihmësit nga jashtë

Nacionaistë boshnjakë kanë mbështetësit e tyre jashtë vendit. Kështu Dodik shfaqet shpesh së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe demonstron hapur, se për të Beogradi është më i rëndësishëm se Sarajeva. Covic mbështetet nga politikanë drejtues në Zagreb, kurse Izetbegovic krenohet me afërsinë politike e ideologjike, por edhe me njohjen personale me presidentin turk, Erdogan. Politika bllokuese prej vitesh e partive nacionaliste dhe mentorëve të tyre në vendet fqinje me pasojë paralizën politike e ka keqësuar gjendjen në Bosnje-Hercegovinë. Në indeksin e Transparency International, Bosnja u rendit në vitin 2021 në vendin e 110 nga 180 vende. Ekonomia është një nga më të dobtat në Europë. Papunësia është e lartë, gjithnjë e më shumë boshnjakë largohen nga vendi. Nga viti 2013 janë larguar më shumë se një gjysmë milioni boshnjakë.

Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha partive boshnjake, por ky vend nuk ka arritur të marrë as statusin kandidat në BE, megjithëse aplikimin për anëtarësim e ka bërë që në vitin 2016. Përmirësimi i gjendjes nuk duhet në horizont, qetësuese mbetet vetëm deklarata e Përfaqësuesit të Lartë se të paktën Bosnjen nuk e kërcënon lufta.

 

Zoran Arbutina Redaktor, autor, reporter me fokus te Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Evropa