1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krizë politike në Slloveni -Jep dorëheqjen kryeministrja

dpa/mck5 Maj 2014

Pas njoftimit të kryeministres Bratushek për dorëheqjen nga posti i saj, në Slloveni priten zgjedhje të reja. Por si paraqitet situata politike në vendin e eurozonës?

Alenka BratushekFotografi: picture-alliance/dpa

Pas humbjes së postit të saj në krye të partisë “Sllovenia Pozitive“, kryeministrja sllovene Alenka Bratushek njoftoi në fundjavë(03.05) dorëheqjen e saj. Ajo pritet që këtë të hënë (05.05) të informojë zyrtarisht parlamentin për vendimin e saj dhe shpreson që në qershor do të ketë zgjedhje të parakohshme të reja. Bratusek bëri të ditur se me kryetarët e tri partive të koalicionit ka konstatuar se për Slloveninë është më mirë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt, madje edhe para verës. Sipas saj, ato mund të mbahen më 22 qershor. Tashmë në krye të partisë është kryebashkiaku i kryeqytetit slloven dhe temeluesi i PS, Zoran Jankovic.

Por në vendin e eurozonës, Slloveni të gjithë janë të një mendimi: Gati pas një viti do të duhet të zgjidhet një parlament i ri. Mundësisht para pushimeve të verës. Megjithëse sipas Kushtetutës, kjo mund të ndodhë edhe në shtator, bëjnë të ditur mediet vendore. Por për vendin alpin kjo do të ishte humbje kohe për procesin e reformave. Kriza politike mund të dëmtojë ristrukturimin e ekonomisë

Krerët e sipërmarrjeve ekonomike reaguan ndërkohë të alarmuar. Situata e re krijon për Slloveninë një goditje të rëndë në tregun financiar ndërkombëtar, thuhet më tej në qarqet ekonomike. Kostot e financimit janë rritur dukshëm. Kryeministrja e deritanishme Alenka Bratushek paralajmëroi për rrezikun e një paniku: qeveria e deritanishme ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të reformave në vend. Kriza politike mund të dëmtojë ristrukturimin e ekonomisë, theksoi ajo.

Qeveria e deritanishme e drejtuar nga BratushekFotografi: picture-alliance/dpa

Vështrimi mbi situatën politike në vend tregon se, për shkak të mosmarrëveshjeve në politikën e brëndshme, edhe me zgjedhjet e reja vështirë se mund të krijohen marrëdhënie të qëndrueshme politike. Tashmë parlamentin prej 90 deputetë e përbëjnë përfaqësues nga shtatë parti dhe tre deputetët të pavarur si dhe nga një përfaqësues i minoritetit italian dhe hungarez. Edhe më e rëndë paraqitet situata në forcën politike më të madhe në vend, partia „Sllovenia pozitive“(PS) e kryeministres së deritanishme Bratushek, në të cilën dominon lufta për pushtet. Ka gjasa që Bratushek të përfaqësojë një parti të re në zgjedhjet e ardhëshme.

Megjithatë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, analistët llogarisin vështirësi të tjera në formimin e qeverisë së re. Dimrin e kaluar dhjetëra mijëra njerëz patën protestuar në mënyrë të përsëritur nëpër rrugë për „klasën tyre politike të paaftë“.