1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni & Kastravecat spanjoll dhe sëmundja EHEC & Takimi i krerëve fetarë dhe Mlladiqi

Mimoza Cika Kelmendi/Christoph Hasselbach3 Qershor 2011

Më 5 qershor zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, ku të drejtën për të votuar e kanë rreth 1.835.000 qytetarë. Në këto zgjedhje për herë të parë votojnë edhe shtetasit e Maqedonisë në diasporë. Zgjedhjet vëzhgohen nga përfaqësues të OSBE-së dhe ODIHR-it si dhe nga organizata joqeveritare vendore MOST.

Paralajmërimet e autoriteteve gjermane për të patur kujdes nga perimet, që vijnë nga Spanja, kanë qenë të shpejtuara. Tani është konstatuar, se kastravecat spanjollë nuk kanë qenë përgjegjës për shpërthimin e epidemisë EHEC. Për shumë fshatarë ky konstatim vjen shumë vonë: vështirë se dikush do t’i blejë produktet e tyre. Tani po mendohet për kompensimin e tyre.

Takimi vjetor i përfaqësuesve të bashkësive të mëdha fetare në Europë dhe të krerëve të BE kësaj radhe (30.5.) ka kaluar nën hijen e ndryshimeve në botën arabe. Në takim u diskutua dhe për arrestimin e ish-gjeneralit serb Rako Mlladiq.