1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Legjitimiteti i zgjedhjeve lokale në Maqedoni në pikëpyetje

Fatos Musliu28 Shkurt 2013

Analistë politik por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë venë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve lokale pa prezencën e opozitës. Vështërsi do të ketë edhe me arritjen e censusit të daljet së qytetarëve në votim .

Bilder zu den Wahlen in Mazedonien Aufnahmedatum: 5.6.2011 Aufnahmeort: Skopje, Mazedonien Bild: MIA
Wahlen in MazedonienFotografi: MIA

Atmosfera e përgjithshme politike në të cilën fillon fushata për zgjedhjet lokale të 24 marsit nuk është as pak e volitshme, përkundrazi në masë të madhe ajo mund të vlersohet si tejet tensionuar. Kjo atmosferë e ngurtë ka të bëjë kryesisht me bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita maqedonase dhe partnerëve të saj të koalicionit, gjë që vë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, siç vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, zgjedhjet do të jenë legale, por jo edhe legjitime nëse pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje do të ishte nën 30%.

Profesori Zdravko Savevski parashikon një jehonë më të zbehtë të votuesve, gjë që është e logjikshme kur dihet fakti se partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. "Mund të llogaritet se legjitimiteti i zgjedhjeve lokale është i cënua, pasi në to nuk do të marrë pjesë partia kryesore opozitare, por kjo do të jetë edhe dëshmi për jolegjitimitet të këtyre zgjedhjeve nëse pjesëmarrja e votuesve nuk kalon 20%”", thotë Savevski.

Sipas analistëve politik në zgjedhjet lokale është vëshirë të plotësohet edhe censusi i daljes së elektoratit në votim. Në Maqedoni jehona e daljes së votuesve gjithnjë ka qënë më e vogël në zgjedhjet lokale në krahasim me ato parlamentare. Sipas Ramadan Ramadanit nga Instituti “Nisma” në këto zgjedhje lokale angazhimi kryesor do të jetë në përmbushjen e censusit të daljes të qytetarëve në votim, por nga ana tjetër në këto zgjedhje do të mungojë ajo që është më e rëndësishme - konkurenca e ofrimit të programeve zgjedhore nga partitë politike.“Në bllokun e partive politike shqiptare do të ketë konkurencë, por do të mungojë oferta me të cilën do të mund të joshen qytetarët. Tek blloku i partive politke maqedonase kemi kryesisht situatë tjetër, atje ka ofertë por mungon konkurenca.”

Sipas sondazheve të fundit, në pyetjen se a do të votoni më 24 mars, rreth 56% të qytetarëve kanë dhënë përgjigje negative, rreth 37% janë shprehur pro, ndërsa vetëm 6% ende nuk e dinë nëse do të votojnë.

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2009, dalja e qytetarëve në votim ka qënë 42%, ndërsa në mungesën e opozitës në këto zgjedhje analistët vlerësojnë se pjesëmarrjanë votime mund të jetë rreth 20-25%.

Vëzhguesit e OSBE-ODHIR në Maqedoni

Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret, është shprehur se në demokracitë evropiane nuk mund të paramendohet mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje dhe mungesa e përfaqësuesve të saj në nivel lokal. Gjithnjë sipas Bret, kjo do të ketë efekt negativ dhe do të ndikojë në imazhin e shtetit si demokraci funksionale. Për pasojat e bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës dhe reflektimin e ngërçit politik në proceset eurointegruese disa herë kanë tërhequr vëmendjen edhe funksionarët e lartë të BE-së.

OSBE-ODHIR zyrtarisht e ka nisur misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Sipas ambasadorit të OSBE-së Gert Arens, në këtë mision do të ketë 11 ekspertë dhe 16 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në tërë vendin. Ky mision do të japë vlerësime rreth procesit zgjedhor lidhur me respektimin e kritereve të OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare. “Roli jonë është të vëzhgojmë , të informojmë, ne nuk na interesojnë rezultatet e zgjedhjeve . Roli ynë është të bëjmë vlerësim teknik të të gjithë procesit zgjedhor”. Shefi i vëzhguesve pranë OSBE-ODHIR, Gert Arens do të drejtojë 3oo vëzhgues, të cilët do të monitorojnë nga afër legjislacionin elektoral dhe zbatimin e tij, regjistrimin e kandidatëve, aktivitetet e fushatës elektorale dhe punën e administratës zgjedhore.

Apeli i OJQ-ve: Fushatë korrekte dhe pa dhunë

Xhabir Deralla, kryetari i organizatës jo qeveritare "CIVIL", thotë se në prag të fushatës zgjedhore do të fillojë realizimi i projektit për krijimin e një atmosfere pozitive dhe pa dhunë në tërë procesin zgjedhor. Projekti ka një moto tejet domethënëse: “S'mund të më premtosh asgjë që gjithësesi më takon, të drejtat dhe liritë janë të miat." Sipas Derallës ende pa filluar zyrtarisht fushata kanë filluar manipulimet e partive politike për arritjen e një vote plus. “Keqpërdorimi i fëmijëve dhe të miturve është tejet i theksuar, ata mobilizohen që të agjitojnë për parti të caktuara dhe për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete partiake. Në disa qytete ka raste të evidentuara, ku kandidatët për prefekt ofrojnë kupona me vlerë për të fituar votën e qytetarit”, shprehet Deralla.

Zgjedhjet lokale të 24 marsit do të vëzhgohen edhe nga organizata jo qeveritare vendase "MOST", e cila për nga numri i vëzhguesve do të jetë më e madhja .

Fotografi: DW

Qytetarët në pritje të ofertave konkrete

Në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale janë intensifikuar akuzat dhe kundër akuzat mes rivalëve politik, gjë që i shqetëson qytetarët. “Na pengojnë zënkat e tyre, sharje nuk dëshiroj të dëgjoj, dua të dësgjoj gjëra të mira, që ndërtohet diçka, që diçka do të bëhet mirë në të përditshmen tonë”, “Jam i dëshpruar në të gjitha aspektet, grindjet mes partive politike më kanë detyruar të mar vendimi që të mos dal në votim. Partitë mendojnë vetëm për interesat e tyre, aspak nuk angazhohen për qytetarët.”Kështu deklarojnë qytetarët. Ata thonë se deri tani nuk kanë dëgjuar për oferta konkrete që kanë të bëjnë me pushtetin lokal. Sipas tyre problemet e infrastrukturës dhe hapja e bizneseve të vogla, çka do të zbuste papunësinë, duhet të jenë premtime primare në këto zgjedhje.

Fushata parazgjedhore fillon më 4 mars dhe do të zgjasë deri më 22 mars. Në këtë periudhë, partitë politike do të organizojnë një sërë aktivitetesh përmes mitingjeve, tubimeve, konferencave, ku do të tentojnë ta bindin elektoratin për t'u dhënë atyre votën. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se në zgjedhjet lokale me kandidat për kryetar komunash dhe bartës të listave për këshilltar do të konkurojnë koalicioni i VMRO-DPMNE-së, partitë shqiptare, BDI, PDSH, RDK dhe 29 kandidatë të pavarur, tre prej të cilëve janë shqiptar.