Zgjedhjet në Luginën e Preshevës
11 Maj 2008Zgjedhjet deri në këto caste po kalojnë në mënyrë të qetë dhe se nuk është shënuar ndonjë parregullsi, e cila do të cenonte proçesin votues.
Iliaz Mustafa, kryetar I Komisionit komunal zgjedhor në Bujanoc: Deri në ora 14 në Luginën e Preshevës ka votuar rreth 30 për qindë e trupit electoral, ndërsa pritet që deri në ora 20 kur mbyllen edhe qendrat e votimit, ky numër të kalojë 50 përqindshin.
Ndërkohë kanë votuar edhe shumica e lideravë politikë të shqiptarëve, të cilët konkurojnë në këto zgjedhje.
Subjektet politike shqiptare, kësaj radhe kanë konkuruar me rreth 300 kandidatë, të radhitur në 10 subjekete politike apo grupe të qytetarëve për zgjedhjet lokale dhe me një koalicoion për zgjedhjet paralamentare.
Në luginën e Preshevës zgjedhjet po përcillen nga një numër i madh mediash, ndërsa po monitorohen nga përfaqësitë e huaja diploimatike të akreditura në Beograd dhe nga qnerda vendore për zgjedhje të lira dhe demokratike CESID. Rezultatet preliminare për ecurinë e zgjedhjeve në Luginën të Preshevës priten të komunikohen sonte rreth orës 21:30.