1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Shqipëri, konferenca për fenë islame dhe vdekja e "mbretit"

27 Qershor 2009

Të dielën në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Për 140 mandate kandidojnë katër koalicione dhe 13 parti politike. Do të jenë këto zgjedhjet më të monitoruara deri tani.

Ministri i Brendshëm gjerman Wolfgang Schäuble bëri një bilanc pozitiv të punës tre vjeçare të Konferencës për fenë Islame në Gjermani. Një bilanc me të cilin nuk pajtohen të gjithë. Megjithatë shumica e pjesëmarrësve ishin të një mendimi për nevojën e vazhdimit të dialogut në mes të myslimanëve dhe shtetit.

Mbreti i muzikës pop Michael Jackson vdiq në moshën 50 vjeçare, në shtëpinë e tij nga pasojat e një sulmi në zemër. Më saktësisht për shkakun e vdekjes do të dihet më vonë, por që tani dihet se Michael Jackson do të mbahet në mend si "mbreti i popit".

Autor: Arben Muka/ Marcel Fürstenau/ Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë