1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Turqi, Bashkimi Evropian jo më prioritet për publikun - Samiti Azi -Evropë, kryesisht për një bashkëpunim ekonomik më të madh

10 Qershor 2011

Nga euforia evropiane e gjashtë viteve më parë, kur filluan bisedimet e pranimit, nuk ka mbetur shumë në Turqi. Procesi i pranimit në BE është futur në qorrsokak. Disa kapituj të tij, nuk janë përmbushur për shembull për shkak të konfliktit të Qipros. Në kapitujt tashmë të hapura në bisedimet me BE-në, sukseset janë shumë të ngadalta sa i përket reformave të kërkuara në Turqi. Bashkimi Evropian nuk është më prioritet për publikun turk. Edhe partia në pushtet, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, si dhe ajo në opozitë, Partia Republikane (CHP) e Kemal Kilicdaroglu e kanë futur në programin zgjedhor temën e BE-së, por në fushatën elektorale nuk kanë thënë asnjë fjalë për të. Ekspertët turq për temën e Evropës, po ashtu si dhe vëzhgues të tjerë, thonë se me temën e BE-së nuk mund të fitohen vota. Një informacion nga Hülya Köylü:

ASEM (Takimi Azi - Evropë) është një forum joformal komunikimi, në kuadër të së cilit bashkëpunojnë shtetet dhe organizatat evropiane. Të hënën dhe të martën (06./07.06.) ministrat e Jashtëm pjesëmarrës në takimin e dhjetë me radhë Azi-Evropë folën kryesisht për bashkëpunimin ekonomik dhe furnizimin me energji elektrike. Christoph Hasselbach e ndoqi nga afër takimin e zhvilluar në kështjellën hungareze Gödöllö.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi