Zgjedhjet për kandidatët në SHBA - Fitore e trefishtë për Obamën
10 Shkurt 2008Tre votime, tre fitore për kandidatin Barak Obama. Dita e shtunë ishte dita e Barak Obamës. Klinton nuk mundi të shtojë pikët e saj, megjithatë gara mes dy demokratëve mbetet ende e hapur pas super të martës, ku asnjëri nga demokratët nuk doli fitues.
Obama dhe Klinton ishin në Virxhinia ku zgjedhjet do të zhvillohen ditën e martë. Që të dy janë optimistë përsa i përket shanseve që në kongresin e partisë në Denver në fund të gushtit të dalin kandidatë për president.
Brohoritjet më të mëdha veçse i korri fituesi i së shtunës, Obama: "Ne kemi fituar në Luisiana, në Nebrsaka dhe në Uashington, në veri, në jug, ne qendër, edhe ditën e martë do të fitojmë në Virxhinia, po qe se ju së bashku me mua votoni për ndryshimin."
Duket sikur Obama ka kuptuar që aktualisht ai i ka shanset më të mira të zgjidhet kandidati i demokratvëve. Krahasuar me daljet e tij të mëparshme në fushatë, Obama tanimë është bërë luftarak, sulmues dhe rrezaton siguri në fitore. Kjo gjë i ka impresinuair të gjithë, mendon analistja Donna Brazil, e cila i komentoi zgjedhjet për televizionin e njohur CNN
"Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Obamën. Ai ka fituar gjithkund në Amerikë. Por Hillari udhëheq garën, dhe po bën ende një fushatë shumë profesionale - gara do të vazhdojë akoma."
Klinton foli para Obamës në Virxhinia, por krahasuar me daljet e saj të mëparshme, tonet e senatores ishin më të vakëta . Në fjalën e saj, Klinton ajo hodhi vështrimin tek e ardhmja, në janar të vitit 2009 kur presidenti të bëjë betimin.
"Njëri do të qëndrojë në shkallët e Kapitolit dhe do të vendosë dorën mbi bibel. Dhe ai ose ajo do të votohet si presidenti i 44-t i Shteteve të bashkauar. Duhet të kemi kujdes që ky president të jetë një demokrat."
Tek republikanët situata është më e qartë. Pas tërheqjes nga gara të Mit Romneit, senatori Xhon Mekkein i ka shanset mjaft të mira të jetë kandidati i republikanëve, megjithëse rivali i tij Majk Hukabe në Kansas, Uashington dhe Luisiana ka dalë fitues.