1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet parlamentare në Serbi

Deutsche Welle21 Janar 2007

Në Serbi sot kanë nisur votimet për zgjedhjet e përgjithshme, ku janë thirrur 6,6 milionë votues për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjen e 250 deputetëve të parlamentit të ri

Serbe e Kosovës në Mitrovicë lexon "Rroftë Serbia" në posterat e zgjedhjeve
Serbe e Kosovës në Mitrovicë lexon "Rroftë Serbia" në posterat e zgjedhjeveFotografi: AP

Sondazhet e deritanishme tregojne se ultranacioanalistet e Partisë radikale serbe dhe Partia demokratike pro perëndimore e presidentit, Boris Tadiç do të dalin pothuajse baras si fituese. Në vend të tretë pritet të jetë Partia demokratike serbe e kryeministrit aktual, Vojislav Koshtunica.

Edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, pretendojnë të fitojnë tre vende në parlamentin e ri serb. 50 mijë shqiptarë të kësaj zonë janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e sotme.Në këto zgjedhje marrin pjesë Partia për Veprim Demokratik dhe Bashkimi Demokratik i Luginës. I pari në listën e 10 kandidatëve është Riza Halimi, kryetar i PVD. Ndërkohë, në zgjedhjet e sotme në komunat e Kosovës UNMIK-u ka deklaruar se nuk do të luajë asnjë rol dhe as nuk e mbështet dhe as nuk e pengon procesin e votimit. Rezultatet e para jo zyrtare priten sot në mesnatë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW