Zgjerohen protestat në Birmani
25 Shtator 2007Reklamë
Protestat kundër qeverisë militariste në Birmani vazhdojnë të zgjerohen, megjithë kërcënimet nga qeveria. Ditën e sotme janë mbledhur më shumë se 20.000 demonstrues të udhëhequr nga murgj budistë në kryeqytetin Rangun. Udhëheqësit militaristë birmanezë e ka paralajmëruar popullatën të mos marrë pjesë në demonstrata si edhe ju kanë bëri thirrje murgjve të qëndrojnë larg politikës. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për vetpërmbajtje qeverisë së Birmanisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) apeloi ndaj qeverisë birmaneze për tolerancë ndaj protestave. Në kryeqytetin Rangun më parë më shumë se 100.000 vetë të udhëhequr nga murgjit budistë, që u falën para Shvedagon-pagodës, simboli i budizmit birman. Edhe politikanët opozitarë dolën në rrugë të protestonin për gjendjen e arrestit të udhëheqëses së opozitës, Aung San Suu Kyi.
