1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kommentar WM-Aus

10 Korrik 2011

Ekipi gjerman u skualifikua në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit për Femra, por edhe pa ekipin gjerman Kampionati Botëror ishte një reklamë shumë e mirë për futbollin e femrave.

Samstag 09.07.2011, FIFA Frauen-WM, Viertelfinale der Frauen Fussball - Weltmeisterschaft 2011 in Wolfsburg, Deutschland - Japan 0:1, Saskia BARTUSIAK (GER) und Torwart Nadine ANGERER (GER) nach der 0:1 niederlage Foto: DeFodi.de
Çerekfinalja e Kampionatit Botëror të Futbollit për Femra, Gjermani-JaponiFotografi: picture-alliance/De Fodi

Pas skualifikimit të mikpritësit shtrohet pyetja se si do të reagojnë spektatorët, të cilët sidomos në ndeshjet ku luante Gjermania i mbushnin plot deri në vendin e fundit stadiumet. A do të mblidhen më tifozët shesheve dhe klubeve për public viewing? Dhe si do të shkojë puna me kuotat e shikuesve në TV, të cilat deri tani kishin një nivel jashtëzakonisht të lartë. Pas gjithë gjasash ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit për Femra në Gjermani do të bien ndjeshëm në radhët e gjermanëve.

Ekipi gjerman në këtë Kampionat Botëror nuk qe vërtet bindës, edhe pse fitorja e tretë e titullit kampion konsiderohej si qëllim i qartë i ekipit. Ndeshjet me Kanadanë (2:1), Nigerinë (1:0) dhe Francën (4:2) përfunduan me një rezultat më të ngushtë nga sa pritej. Në asnjë ndeshje nuk doli në pah ndonjë supremaci sikurse dukej gjatë shumë ndeshjeve përgatitore.

Ekipi gjerman në këtë këtë Kampionatit Botëror nuk qe vërtet bindësFotografi: dapd

Megjithë periudhën intensive disamujore të përgatitjeve ekipi i femrave të DFB-së të krijonte shpesh në fazat e fundit të ndeshjeve përshtypjen e lodhjes dhe të plogështisë. Kombinimet e famshme ishin të rralla, numri i gabimeve teknike shtohej, mbrojtja nuk qe në nivelin e duhur. Po ashtu as Birgit Prinz nuk luajti ashtu si e njohim dhe mori pjesë vetëm në dy ndeshje. Me sa duket presioni në shpatullat e lojtareve gjermane qe i madh. Po ashtu edhe ekipet e tjera kishin bërë përparime të dukshme.

Edhe pa ekipin gjerman në finale Kampionati Botëror një reklamë shumë e mirë për futbollin e femraveFotografi: dapd

Pikërisht përpara publikut të vet ekipi gjerman doli po aq keq sa në Kampionatin Botëror 1999, ku në çerekfinale humbi 2:3 ndaj SHBA-së. Një moment i hidhur për futbollin gjerman të femrave, por edhe pa ekipin gjerman Kampionati Botëror është një reklamë shumë e mirë për futbollin e femrave.

Autor: Arnulf Boettcher / Pandeli Pani
Redaktor: V.Filaj-Ballvora