1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvendosja djathtas në Hungari

Keno Versek / Bahri Cani31 Janar 2013

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban viziton Brukselin, ku kritikat ende janë të matura. Por kursi i tij i djathtë konsiderohet si i paparanueshëm.

epa03494275 Protesters wave Hungarian national flags and hold placards, one reading "Never again fascism" (C-L), during a protest in front of the Parliament building in Budapest, Hungary, 02 December 2012. Upset has been caused by comments made by one of the Jobbik legislators, Marton Gyongyosi, who said that Jews working in the government or parliament should be "listed" for "posing a national security risk to Hungary." It took a full day for the government to issue a statement emphatically rejecting the comment from the Jobbik member, who has in the past cast doubt on the scope of the Holocaust. EPA/LASZLO BELICZAY HUNGARY OUT
Ungarn Budapest Demonstration Jobbik RedeFotografi: picture-alliance/dpa

Viktor Orban në të kaluarën e ka quajtur kryeqytetin e Bashkimit Evropian si një "Moskë të re", të cilën Hungaria do ta "kolonializojë". Në Bruksel tani është në rend të ditës politika ekonomike e Hungarisë. Komisioni Evropian pohon se Hungaria nuk mund ta mbajë në shtigje të gjata ekonominë e saj nën deficitin e lejuar prej tre përqind. Ndaj prej një kohe të gjatë po vazhdon procedura ndaj Hungarisë për shkak të shkeljes së paktit të stabilitetit monetar.

Ndër pikat kritike janë tatimet financiare që bankat dhe sistemet e mëdha të telekomunikacionit duhet të paguajnë në Hungari. Orbani angazhohet për ndërprerjen e këtij procesi, ndryshe kërcënon shkurtimi i parave të parashikuara për Hungarinë, që do t'i lehtësonin kreditë në tregjet finaciare.

Kulti i Horthy-t

Përveç masave të pazakonshme në ekonominë hungareze, vëmendje ka zgjuar edhe situata politike. Kursi i djathtë politik i Orbanit dhe i partisë së tij në pushtet Fidesz ("Lidhja e Demokratëve të Rinj") të rikujton në shumë elemente programin ekstremist të partisë hungareze Jobbik, e cila me retorikën e saj ka bërë që në verën e vitit 2010 të largohen nga vendi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë që pagesat e ndihmave sociale janë lidhur me punën për dobinë e përgjithshme dhe kontrollin e rregullit në banesa. Masa të tilla parashikohen edhe nga politikanët e së djathtës ekstreme, të cilët thonë se këto masa drejtohen kundër "atyre që nuk duan të punojnë dhe kundër ciganëve kriminelë". Parlamenti i ka dhënë mbështetje edhe së djathtës paramiliatre dhe e ka miratuar të drejtën e armatimit për vetëmbrojtje.

Edhe rikthimi i kultit t Miklós Horthy-t, sunduesit të dikurshëm autoritar të Hungarisë, është i frymëzuar nga partia Jobbik. Ndërkohë politikanët e partisë Fidesz po marrin pjesë në ekspozitat e përmendoreve dhe lapidarëve për Horthy-n, i cili ka qenë përgjegjës për Holokausin kundër hebrejve hungarezë.

Kritika ndaj reporterëve pa kufij

Kursi i djathtë i Orbanit është bërë i qartë veçanërish në retorikën, që përdoret në publik. Nuk kalon asnjë javë që politikanët e Fidesz-it të mos paraqesin pozicione të ekstremizmit të djathtë. Në fillim të janarit, për shembull, shoku partiak dhe miku privat i Orbanit, Zsolt Bayer, shkruante në gazetën me orientim të djathtë "Magyar Hírlap" për romët: "Një pjesë e madhe e ciganëve nuk janë të përshtatshëm të jetojnë mes njerëzve të tjerë. Ata janë si kafshët. Këto kafshë nuk duhet të ekzistojnë. Ky problem duhet të zgjidhet menjëherë, me çfarëdo lloj forme qoftë". Komenti i tij ka shkaktuar mllef në të gjitha anët, si në Hungari ashtu edhe në Evropë. Ai shpjegoi se ky është "mendimi i tij personal". Madje edhe një shok nga partia e tij apeloi, se kush proteston kundër artikullit "merr anën e vrasësve", duke pasur parasysh me këtë romët.

Një pjesë e madhe e mediave mban anën nacionaliste-populiste të qeverisë. Gazetarët e mediave publike janë të detyruar me ligj që të angazhohen për "identitetin nacional" dhe unitetin kombëtar. Organizata Reporterët pa Kufij kritikon në raportin e fundi vetëcensurën në Hungari. Sa i përket respektimit të lirisë së shtypit Hungaria ka rënë me 16 pikë duke u renditur tani në vendin e 56.

Në Bruksel nuk ëshë folur shumë për kursin djathtist të Orbanit. Në veçanti shokët e Orbanit nga "Partia popullore Evropiane" nuk kanë dashur të deklarohen hapur kundër politikës së Orbanit. "Sipas të dhënave tona, Orbani është distancuar nga antisemitizmi dhe ekstremizmi i djathtë", thotë Hans-Gert Pöttering, në një kumtesë të lëshuar me shkrim. Disa të tjerë janë më të qartë. Komisionerja evropiane për Drejtësinë, Viviane Reding, është shumë e mllefosur me shkrimin e Zsolt Bayer për romët.

Protesta më 27.11.2012 në Budapest kundër deklarimeve antisemitiste të deputetit populist të djathtë Marton GyongyosiFotografi: dapd

Protesta kundër listës së hebrejve

Para disa javësh qeveria ka lënë përshtypjen se do të distancohet nga antisemitizmi. Ajo e hodhi poshtë përpilimin e listës së hebrejve, të cilën e pati kërkuar partia Jobbik, në fund të nëntorit 2012. Një deputet i kësaj partie ekstremiste kishte kërkuar në parlament që të bëhet një listë e hebrejve në Hungari dhe të shikohet se cilët prej tyre e rrezikojnë qeverinë, parlamentin dhe institucionet e vendit. Shefi i deputetëve të Fidesz-it, Antal Rogán ka marrë pjesë në një demonstratë kundër Jobbik-ut dhe i ka dënuar ashpër qëndrimet antisemitiste. Por ai nuk është prononcuar lidhur me aferën pas shkrimit të publicistit Zsolt Bayer. Analistët dyshojnë se Orbani nuk e ka seriozisht kur flet kundër qëndrimeve të ekstremizmit të djathtë. "Hulumtimet tona tregojnë për shembull se 70 - 80 % e popullatës është kundër romëve", thotë sociologu hungarez Pal Tamas, duke shtuar, se për këto çështje kryeministri Orban dhe partia e tij nuk kanë marrë një qëndrim të qartë.

Me fjalë të ngjashme shprehet edhe shkrimtari György Dalos. "Nëse Orbani do të distancohet nga ekstremizmi, atëherë ai duhet të bashkohet me të gjitha forcat demokratike të opozitës në vend dhe të angazhohet kundër këtyre dukurive", pohon ai.