Zhvillime të reja në dramën e pengjeve në Afganistan, kontakt me gjermanin
14 Gusht 2007Reklamë
Lëvizje në dramën e pengjeve ne Afganistan. Talebanët kanë vendosur një kontakt telefonik mes gazetarëve dhe inxhinierit gjerman të rrëmbyer para katër javësh. 62 vjeçari tregoi që ishte shumë sëmurë dhe që jeta e tij është në rrezik të madh. Rrëmbyesit e tij kërkuan bisedime me qeverinë afgane. Ndërkohë ministria e jashtme në Berlin deklaroi se shtabi i krizës po përpiqet me të gjitha forcat për lirimin e inxhinierit të ndërtimit. Në të njëjtën kohë talebanët kanë lënë të lira dy gratë koreanojugore që ishin shumë të sëmura. Ato i takonin grupit të 23 koreanojugorëve të rrëmbyer para më shumë se tre javësh. Dy pengje ndërkohë janë vrarë.