1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillohen zgjedhjet komunale në Bullgari, nje test per qeverine

28 Tetor 2007

Në Bullgari janë thirrur sot për votim rreth 6,9 milion qytetarë për zgjedhjet komunale. Ata do të votojnë për kryetarë komunash dhe bashkish në 264 zona gjithsej. Socialistët bullgarë mbahen si favorit për të fituar në zgjedhjet direkte për kryetarë komunash.Si favorit shihet edhe fitorja e Partisë së Qendrës së Djathtë të kryetarit të bashkisë së Sofies,Boiko Borisov.Zgjedhjet mbahen në të njëjtën kohë edhe si test për qeverinë e Qendrës së Majtë të kryeministrit socialist,Sergei Stanischev.Bullgaria para një viti u bë anëtare e Bashkimit Europian.