1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Zi, protesta dhe paralajamërime në Mineapolis

26 Janar 2026

Minneapolis është ende i shokuar pas vrasjes së demonstruesi nga një oficer federal i agjencisë së migracionit. Guvernatori Walz e sheh SHBA-në në një pikë kthese - dhe është i indinjuar nga sjellja e Trump.

USA Minneapolis 2026 | Menschen protestieren bei Anti-ICE-Kundgebung in der Innenstadt
Fotografi: Jack Brook/AP Photo/picture alliance

Gjatë gjithë fundjavës, njerëzit në Minneapolis u mblodhën në ceremoni përkujtimore, vendosën lule dhe postera në kujtim të Alex Pretti, i cili u vra nga një oficer federal. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, iu drejtua përsëri shtypit: "Donald Trump - cili është plani? Çfarë duhet të bëjmë për t'i nxjerrë këta agjentë federalë nga shteti ynë?" Walz u shpreh dukshëm i zemëruar nga justifikimi i administratës Trump për të shtënat e oficerëve federalë si vetëmbrojtje: "Kjo është një pikë kthese, Amerikë. Nëse nuk mund të biem dakord të gjithë se është e gabuar shpifja ndaj një qytetari amerikan dhe ndotja e gjithçkaje të cilën ai përfaqësonte. Dhe që ne nuk duhet ta besojmë atë që shohim - atëherë nuk di çfarë tjetër të them."

Njerëzit në Minneapolis u mblodhën në ceremoni përkujtimore, vendosën lule dhe postera në kujtim të Alex PrettiFotografi: Tom Hudson/ZUMA/IMAGO

"Atë që shohim" – Walz me këtë i referohet videove të incidentit. Ato tregojnë Alex Pretti-n, një infermier i kujdesit intensiv, ishte duke u përpjekur me sa duket të ndihmojë një protestues. Oficerët e Patrullës Kufitare dhe të Imigracionit dhe Doganave (ICE) e rrëzojnë atë përtokë. Pastaj qëllohen disa të shtëna. Pretti me sa duket ishte i armatosur. Sipas Departamentit të Policisë së Minneapolis, 37-vjeçari ishte pronar i ligjshëm i armëve me leje.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz u shpreh i zemëruar nga justifikimi i administratës Trump për të shtënat e oficerëve federalë si vetëmbrojtjeFotografi: Jerry Holt/Star Tribune/AP Photo/dpa/picture alliance

Pamjet bien ndesh me deklaratat e qeverisë amerikane

Por asnjë video nuk e tregon Prettin duke nxjerrë armën. Pamjet bien ndesh me atë që Gregory Bovino, një zyrtar i lartë i Patrullës Kufitare, deklaroi të shtunën menjëherë pas incidentit: Duket se ishte një situatë në të cilën dikush kishte për qëllim të shkaktonte dëme maksimale dhe një masakër kundër forcave të ligjit, pretendoi Bovino. Sekretarja e Shtetit për Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, foli për terrorizëm të brendshëm. Të dielën, Bovino ishte disi më i kujdesshëm, duke iu referuar hetimeve që po vazhdonin. Por Noem shtoi në një sqarim në Fox News, se oficerët e policisë federale kishin frikë për jetën e tyre.

Guvernatori i Minesotës u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë gjatë protestave. Shteti federal ngriti padi kundër veprimeve të patrullës kufitare dhe policisë së imigracionit. Një seancë dëgjimore është planifikuar për të hënën. Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison, paralajmëroi: "Nëse nuk e ndalojmë këtë, do të vazhdojë dhe nuk do të jetë mirë për askënd në këtë vend."

Alex Pretti humbi jetën pas plumbave të një oficeri federalFotografi: U.S. Department of Veterans Affairs/REUTERS

Trump akuzon Demokratët për përçarje

Nuk duket se Donald Trump do të tërheqë forcat federale nga Minesota. Përkundrazi, në Truth Social, Trump u bëri thirrje Walz dhe guvernatorëve dhe kryetarëve të tjerë të bashkive nga Demokratët të bashkëpunojnë me administratën e tij në vend që të "nxisin flakët e përçarjes, kaosit dhe dhunës". Anëtarët demokratë të Kongresit tani po kërcënojnë të bllokojnë projektligjin e buxhetit për të parandaluar fonde shtesë për ICE.

Vendosja e patrullave kufitare dhe policisë së imigracionit në qytetet e qeverisura kryesisht nga demokratët është pjesë e planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të kryer operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së. Në Minesota, 37-vjeçari Alex Pretti ishte personi i dytë i vrarë në më pak se tre javë. Më 7 janar, oficerët e Agjencisë së Imigracionit, ICE qëlluan dhe vranë 37-vjeçaren Renee Good.

Fotografi: Andreas Solaro/AFP/Getty Images

 

Marrë nga tagesschau/Nina Barth/ARD Uashington