1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zjarre masive në pyje në vendet e Ballkanit

31 Korrik 2024

Zjarret nëpër pyje dhe në zonat bregdetare në disa vende të Ballkanit përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banorët e zonave përreth.

Griechenland I Waldbrand
Fotografi: Marios Lolos/XinHua/picture alliance

Në ishullin e dytë për nga madhësia të Greqisë Euböa ka mundur të vihet nënkontroll zjarri masiv, pasi forcat e zjarrëfikësit dhe ato vullnetare u përpoqën një natë të tërë të shuanin flakët, që përhapeshin prej erës. Zjarri u përhap me shpejtësi skëterre në terrenin e pakalueshëm, tha një zëdhënës i zjarrëfikësit. Disa fshatra dhe zona rreth vatrës së zjarrit u evakuuan paraprakisht në pjesën jugore të ishullit. Në Euböa ishin në veprim mbi 200 zjarrëfikës si dhe qindra vullnetarë. Shtatë avionë zjarrëfikës dhe tre helikpoterë u vunë gjithashtu në dispozicion.

Zjarri në Euböa është vetëm një ndër më shumë se 50 vatra zjarresh brenda 24 orëve në Greqi, njofton zëdhënësi i zjarrëfikësit. Megjithatë pothuajse në të gjitha rajonet zjarret janë vënë shpejt nën kontroll. Euböa ndodhet rreth 80 km në verilindje të Athinës dhe vazhdimisht preket prej zjarreve të mëdha. Me rreth 200.000 banorë ishulli nuk ka dendësi popullsie, por ka shumë pyje. Më 2021 në këtë ishull u dogjën mbi 50.000 hektarë pyje me pisha.

Zjarre edhe në Ballkan dhe përgjatë Adriatikut

Edhe në Kroaci, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ndërkohë janë hapur vatra zjarresh nëpër pyje.

Në Maqedoninë e Veriut në zonat malore të martën (30.07) ishin 14 vatra zjarri aktive, ndërsa një ditë më parë ishin 46 vatra zjarri. Një person në fshatin Kokosinjë humbi jetën si pasojë e kontaminimit nga tymi, vuri në dukje autoriteti për mbrojtjen nga katastrofat. Ky fshat ndodhet 50 km në lindje të Shkupit. Zjarrëfikësi dhe ushtria të mbështetur me helikopterë arritën ta shujanë zjarrin. Mediet njoftojnë për skena dramatike në fshatin e Shën Nikollës. Në këtë fshat me shumë vështirësi banorët u bindën të evakuohen.

Në Dalmaci në Kroaci janë duke u djegur pyje me pisha dhe ullishta. Fshati Plastovo në parkun kombëtar Krka është evakuuar.Fshati Plastovo në parkun kombëtar Krka është evakuuar.

Edhe në Shëngjin në Shqipëri zjarri në pyll rrëzë malit Renç u përhap në drejtim të bregdetit. Turistët dhe banorë vendas u larguan nga fshati në vende të sigurta. Zjarrëfikësi dhe ushtria me helikopterë zjarrëfikës ishin në vendngjarje dhe arritën ta venë zjarrin nën kontroll.

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë