1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zjarret në Greqi shtojnë pakënaqësinë ndaj qeverisë

28 Gusht 2007

Qeveria greke vë në dispozicion një ndihmë të menjëhershme prej më shumë se 200 milionë eurosh për të dëmtuarit nga zjarret. Këtë e njoftoi zëvendësministri i financave Petros Doukas. Paratë duhet të shkojnë për familjet, sipërmarjet dhe komunat e prekura. Si pasojë e katastrofës qeveria vihet nën presion edhe më të madh. Në Athinë rreth 2 000 demonstrues të majtë marshuan drejt parlamentit dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë. Nga djegja më e rëndë e pyjeve që prej disa dhjeteravjeçarësh që nga e premtja kanë humbur jetën në mbarë vendin 63 vetë. Së paku 3 000 vetë kanë mbetur pa strehë. Katër zjarre të mëdha dhe dhjetëra të vogla nuk janë shuar ende në gadishullin e Peloponezit. Italia dhe Franca kanë dërguar së bashku gjashtë avionë për shuarjen e zjarrit. Tre helikopterë gjermanë duhet të mbërrijnë këtë të martë në Peloponez.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW